Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi malli dhe ka intervistuar një person lidhur me veprën “kontrabandë me mallra”.
Në pjesën veriore të vendit, njësitë policore të Departamentit të Kufirit, në një rrugë ilegale në fshatin Junake të Zubin Potokut, kanë ndaluar tri furgonë, me të cilët dyshohej se po kryhej kontrabandë e mallrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.


