Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit

Burg

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.Gj., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale "Mundësimi ose detyrimi në prostitucion" dhe "Ofrimi i lokaleve për prostitucion", të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në rrugën "Ilir Konushevci" në Ferizaj, i dyshuari, në cilësinë e menaxherit të një moteli, kishte vënë në dispozicion objektin e tij për ushtrimin e prostitucionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, Prokuroria dyshon se ai kishte punësuar një grua me inicialet B.Xh. me qëllim që të ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës për klientët e motelit.

Sipas njoftimit, më 29 qershor 2026, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policorë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, E.Gj. ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Shënim: Në njoftimin e Prokurorisë figuron viti 2026, megjithatë kjo mund të jetë një gabim teknik, duke qenë se arrestimi është raportuar së fundmi.