Është gjetur shëndosh e mirë i riu nga Gjilani për të cilin të premten Policia e Kosovës kërkoi ndihmë për ta gjetur.
17-vjeçari ishte zhdukur nga 2 janari, sipas njoftimit të Policisë.
Ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas Policisë, i riu është në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore.
*Artikulli fillimisht ka përmbajtur të dhënat e publikuara nga Policia me kërkesën për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur. Tani është përditësuar me njoftimin për gjetjen e tij.