Një 28 vjeçar nga Kosova, është kërcënuar mbrëmjen e së premtes, ndërsa po udhëtonte me veturën e tij në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të kanosësit misterioz, por pa mundur që ta kapë apo ta identifikojë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Pavarësisht se kanosja ka kaluar pa pasoja për 28-vjeçarin nga Kosova, rrugët në Shqipëri nuk janë plotësisht të sigurta.
Në fillim të shtatorit të vitit 2021, gjashtë persona të armatosur, të pajisur me fenelinë policie në veturën e tyre, ende të pa kapur, apo identifikuar nga ana e policisë, në aksin rrugor Milot-Rrëshen ia kanë zënë pritën një automjeti më të cilin po udhëtonin dy të rinj nga Kosova.
Personat e armatosur ia kanë marrë me forcë automjetin “Audi Q7” shtetasit Meriton Ahmetaj 21 vjeç nga Korisha e Prizrenit. Ahmetaj bashkë me shokun e tij F.M., 21 vjeç kanë qenë duke u kthyer nga pushimet që kishin kaluar në Budva të Malit të Zi, për në shtëpitë e tyre në Kosovë.