Një çift në Banjskë të Zveçanit është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme nga tre persona të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët po kërkojnë largimin e tyre nga fshati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga prokuroria në procedurë të rregullt.
Ende nuk ka informacione për ndonjë arrestim apo veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarve.