Me katër vjet burgim është dënuar shoferi A.K. i cili më 1 prill pati goditur me veturë për vdekje këmbësoren Z.Gj në Qyshk të Pejës.
Gjykata Themelore në Pejë e dënoi shoferin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
Sipas aktakuzës, i dyshuari kishte qenë duke vozitur me Golf në shpejtësi prej 89.31 kilometrash për orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 60 kilometra për orë kur e ka goditur viktimën në vendkalim për këmbësorë. Ajo ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku humbi jetën tre ditë më pas.
Pos dënimit me burgim, A.K. i është marrë edhe patentëshoferi dhe i është ndaluar vozitja për katër vjet.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditet nga vetura një grua në Prishtinë në vendkalimin për këmbësorë
-
Vdiq gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici