Katër të mitur janë arrestuar të hënën në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një gruaje.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 mars, teksa të dyshuarit kanë vjedhur orë dore, telefona, bizhuteri, si dhe një armë zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.