Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit

Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave afër Liqenit të Livoqit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për KOHËN se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datën 17.07.2025 rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku afër liqenit të fshatit Livoq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy veturave, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Osmani. 

Ai tutje tha se rrethanat e aksidentit po hetohen nga hetues të aksidenteve.