Kronikë

Katër të arrestuar për një rrëmbim në “Veternik”, përfshirë një polic

Arrestimi i nje personi

Foto: Ilustrim

Tetë persona janë arrestuar, përfshirë edhe një polic lidhur me një rast të rrëmbimit në lagjen  “Veternik” në Prishtinë më 19 shtator. Katër prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkaq polici është suspenduar.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).

“Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor.  Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.  Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë”, thuhet në njoftim.