Policia në Ferizaj të premten ka arrestuar katër persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen si të përfshirë në një rast të gjuajtjes me armë më 17 prill të vitit 2023.
A.K., 45 vjeç, dyshohet për “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, S.R, 40 vjeç, dyshohet për “pjesëmarrje në rrahje”, F.T., 40 vjeç, dyshohet për “pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa B.K., 42 vjeç, ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë, rasti kishte ndodhur në një qendër tregtare ku pas një zënke A.K. kishte shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë ishin përfshirë në rrahje. Më pas, ishin larguar në drejtim të panjohur.
Ata u arrestuan në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj. Fillimisht, tre nga ta kishin prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme.
U sekuestruan tri armë zjarri dhe sasi e municionit.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.