Kronikë

Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë

vjedhje

Foto: Ilustrim

Të paktën katër raste të vjedhjes, prej tyre tri cilësohen të rënda, janë regjistruar nga Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Dy nga këto raste thuhet se kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut, një në Prizren dhe rasti tjetër në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se rasti në Caparc të Prizrenit ka të bëjë me vjedhjen e stolive të arit brenda një shtëpie. Lidhur me këtë rast, nuk është arrestuar ende asnjë person.
 

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij derisa ai nuk ndodhej aty, i kanë vjedhur stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

Në Novosellë të Gjakovës një person ka njoftuar Policinë se nga shtëpia e tij janë vjedhur para dhe një pistoletë me 9 fishekë. 

Në njërin nga rastet në veri të Mitrovicës njoftohet për vjedhje të parave brenda një shtëpie, ndërsa rasti tjetër në këtë vend ka të bëjë me vjedhjen e një biçiklete. 

Në asnjërin nga rastet nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet kanë filluar.