Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen tre serbë me afishe nacionaliste e një dron në Graçanicë, hetohen për nxitje të urrejtjes

arrest

Ilustrim

Tre serbë janë kapur me afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe dron, në Graçanicë. 

Të mërkurën vonë një njësi e Policisë së rajonit të Prishtinës ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë dhe më pas i ka dërguar në stacion policor të dyshuarit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

“Në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç). Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, njoftoi Policia.