Dy të dyshuar kanë tentuar të largohen përmes Aeroportit të Prishtinës duke paraqitur lejeqëndrime të shtetit tjetër, por që ishin të falsifikuara.
Ata janë zënë në aeroport dhe njëri është dërguar në mbajtje, kurse tjetri në qendër për punë sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjeter e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale”, thuhet në raportin e PK-së.