Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, që ishin vendosur për t’i vëzhguar rrugët nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul në Serbi. Sipas njoftimit, dyshohet se ato ishin vendosur nga kontrabandistë dhe se kishin për qëllim të vëzhgonin rrugët.
Në Ranillug është ndaluar edhe automjeti me targa serbe, me drejtues J.S. 30-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë. Ai dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari është recidivist i veprës “kontrabandë me mallra”. Ai është shoqëruar në polici ndërsa automjeti dyshohet se ishte përdorur vetëm për kontrabandë nëpër rrugë ilegale.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti është sekuestruar.