Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për ndalimin e dy personave për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’.
Siç bëhet e ditur, hetimet për këtë rast janë kryer nga njësia për hetimin e krimeve kibernetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas hetimeve është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.
Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.