Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar për trafikim armësh dhe mjeteve motorike nga Policia e Shqipërisë.
Policia në Shqipëri ka njoftuar se si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale ka arritur ta identifikojë dhe kap 38-vjeçarin që po tentonte të trafikonte një armë dhe automjetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u kap në hyrje të Shqipërisë me një veturë në rimorkio që rezultoi të ishte e vjedhur në Gjermani, e që në të u gjet arma.
“Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip BMË, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMË”. Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar ‘JAD 1’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Më pas Policia ka identifikuar edhe 34-vjeçarin që kishte porositur trafikimin e armë dhe të automjetit.