Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Davidovc të Shtimes, në rimorkiot e dy kamionëve, janë zënë katër persona, dy shtetas kurdë dhe dy sirianë, që dyshohet se janë kontrabanduar.
“Gjatë kontrollit të realizuar derisa janë hapur dy rimorkio të kamionëve, janë vërejtur katër persona, të cilët pasi janë larguar më vonë janë hasur nga patrulla policore, të njëjtit janë identifikuar si: dy shtetas kurdë dhe dy sirianë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin thuhet se janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Personat e kontrabanduar thuhet se janë dërguar në qendrën e pritjes.