Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të martën është kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme dhe Gaçkë, ku nxënësve iu janë kapur këto armë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Box hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thuhet në njoftimin policor.
Vite më parë në disa shkolla të mesme në Ferizaj ishin konfiskuar mbi 40 thika dhe armë zjarri.