Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur shtetas të Sllovakisë në Ferizaj, pas dyshimit se ka kanosur dy persona me pistoletë. Tek i mituri janë gjetur e konfiskuar një pistoletë me gaz e gjashtë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur shtetas i Sllovakisë për shkak të dyshimit se i kishte kanosur me pistoletë dy viktimat meshkuj kosovarë. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë të cilën e kishte përdorë për kanosje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është cilësuar si “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.