Dogana e Kosovës ka ndaluar mbi 130 tonë pleh kimik që po tentoheshin të futeshin në Kosovë.
Dogana njoftoi se një subjekt ekonomik ka tentuar të mashtrojë duke provuar të importojë plehun kimik me origjinë nga Federata Ruse, por duke e paraqitur atë si produkt me origjinë nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën duke ambalazhuar paraprakisht mallin me thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi nga Serbia, njoftoi tutje Dogana.
Pala është urdhëruar që ta kthejë menjëherë mallin jashtë territorit të Republikës së Kosovës.