Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz në Mitrovicë pasi dyshohet për “dhunë në familje”.
Viktima ka parashtruar kërkesë për udhërmbrojtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.
Veprimet tjera hetimore, sipas njoftimit, do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.