Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

IPK-ja arreston policin në Gjakovë nën dyshimin për kanosje

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është arrestuar të shtunën në Gjakovë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “kanosje”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është përfshirë në një rast të kanosjes sa ishte jashtë detyrës zyrtare. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është ndaluar për 48-orë.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në njoftim. 

Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.