Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan

duhan

Janë identifikuar dy lokacione që shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara në Ferizaj. Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana, ka zhvilluar për disa javë hetime mbi rastin.

Në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

“Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro”, njoftoi Dogana.