Një person ka vdekur në Zubin-Potok pas shpërthimit të një granate dore. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.
Viktima është i lindur në vitin 1969 me inicialet M.P, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.
“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftuar se ne fshatin Popovicë të Z.Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardhë si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje. Me urdhër të Prokurorit te shtetit trupi dergohet për obduksion. Inicialet M.P 1969”, ka thënë ai.