Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri goditet me mjete të forta në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një i mitur dyshohet se ka pësuar lëndime nga goditja me mjete të forta në Fushë-Kosovë të dielën. 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. 

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia po interviston një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast.