Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën para mesnatës në pikën kufitare në Bërnjak kanë ndaluar një shtetas të Serbisë, në veturën e të cilët thuhet se është gjetur një vilë e strukturave paralele serbe.
I dyshuari thuhet se pas intervitimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vula është sekuestruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është cilësuar si “Prodhim dhe përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”
“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.