Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market

AK-47

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohen për grabitje në një market në Slivovë të Ferizajt.

Sipas raportimit të qytetarit, një person i veshur me rroba të zeza, me syze e shall të vendosur mbi fytyrë deri mbi hundë kishte hyrë nën kërcënimin e një arme të gjatë dhe kishte marrë paratë nga arka

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kësaj, njësitet reaguse dhe të hetimeve dolën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan një 28-vjeçar të dyshuar. Më vonë u konfiskua edhe një armë e gjatë e tipit AK-47 e cila dyshohet që u përdor për grabitje.

Në vazhdim të hetimeve u arrestuan edhe dy persona të tjerë të moshës 38 dhe 28 vjeç të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

"Pas veprimeve intensive hetimore në terren, rreth orës 12:30 kanë arrestuar një person të dyshuar, B.T. (28 vjeç). Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. Rreth orës 12:50 është konfiskuar një armë e gjatë automatike e tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Në vazhdim të hetimeve janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast: R.H. (38 vjeç) dhe V.S. (28 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë ndërsa tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.