Kronikë

Humbin jetën tre shqiptarë në një aksident në Gjermani

Aksidentohen shqiptarët në Gjermani

FOTO: ILUSTRIM

Tre shtetas të Shqipërisë kanë humbur jetën në një aksident trafiku të dielën në qytetin Koblenz të Gjermanisë, ka njoftuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ajo ka bërë me dije se në aksident janë lënduar edhe katër persona që aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalet lokale, derisa tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasaddën e Shqipërisë në Berlin dhe me Konsullatën e përgjithshme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shqipërisë në Facebook.

Në njoftim u tha se strukturat konsullore të Shqipërisë kanë ofruar mbështetjen e nevojshme “dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës”.