Një minator i Bulqizës ka humbur jetën në galeritë e kromit të dielën, pasi një sasi e madhe dheu e zuri poshtë derisa po punonte, ka raportuar Euronews.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në orën 11:30, e ai ishte dërguar në spital pa shenja jete, derisa rasti është duke u hetuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima është 60-vjeçar.
Ky është aksidenti i dytë brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor, pasi disa ditë më parë një 40-vjeçar humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.