Policia e Kosovës ka iniciuar rast për degradim dhe shkatërrim të ambientit ndaj një gurëthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës.
Policët kanë gjetur në gurëthyes dy detonatorë elektrikë që dyshohet se u përdorën për minime të kundërligjshme.
Rasti është nën hetim.
“Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.