Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Gjakovë.
Sipas raportit policor, më 9 maj një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se është përdorues i narkotikëve, është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.