Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Ferizaj në një dyqan, ku dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 1000 euro.

Sipas Policisë, rastin e ka treguar punonjësja, e të dyshuarit pasi i kanë marrë paratë kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti po hetohet si “grabitje e armatosur”.

“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër  kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.