Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të kafshëve, që thuhet se ka ndodhur në fshatin Dobravë të Leposaviqit.
Sipas Policisë një peron ka goditur një qen duke e lënë të palëvizshëm.
I dyshuari thuhet se është intervistuar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur një qen dhe si pasojë qeni kishte mbetur i palëvizshëm. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.