Të premten rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në Komunën e Prizrenit.
Vozitësi i veturës e ka goditur një këmbësore në rrugën “Wesli Klark” dhe nuk është ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë. KOHA ka siguruar pamje të këtij aksidenti ku shihet këmbësorja e shtrirë në vend të ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastin ia ka konfirmuar KOHËS edhe Policia e Kosovës ku thonë se i dyshuari më pas është identifikuar.
“Pas disa hetimeve operative, organet policore kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin mashkull dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë”, kanë thënë nga Policia.
Gruaja, e lindur në vitin 1994, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.