Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të dielën mbrëma.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku një këmbësor është goditur nga një veturë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja e këmbësorit është konstatuar nga mjeku kujdestuar. Rruga Prishtinë - Pejë është mbyllur përkohësisht.
“Më datën 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Rruga Prishtinë – Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar Hoxha.