Një këmbësor është goditur në Prishtinë nga një veturë pasditen e së martës.
Policia ka thënë se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën "Ilir Konushevci" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësor)”, ka njoftuar Policia.
Policia ka njoftuar edhe për një aksident tjetër që ka ndodhur më herët të martën në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe janë lënduar dy persona.