Dy fëmijë janë goditur nga një autobus që bartte nxënësit në shkolla.
Aksidenti ka ndodhur në Novosellë të Pejës, rreth orës 18:00, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët janë dërguar në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Një bus që bart nxënësit, i ka goditur dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Pejës dhe sipas mjekut kujdestar ata janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi
Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.