Kronikë

Gjuajtje me armë te “Bregu i Diellit”

Gjuajtje me armë te “Bregu i Diellit”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten pasdite ka pasur gjuajtje me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, nuk është raportuar për të lënduar.

Po zhvillohen hetime për të zbuluar rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.