Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të grabitjes.
Siç ka bërë të ditur policia dy të dyshuar nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi zinxhirin e qafës që ishte i arit dhe një orë dore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se po e heton rastin.
“Gjilan / 18.01.2025-19:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.