Tre persona janë arrestuar për trafikim me njerëz, dhunim dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës ka identifikuar një vajzë të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur dhe fillimisht ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, Policia në Vushtrri ka arrestuar edhe dy të tjerë dhe të tre i ka dërguar në mbajtje.
“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të prokurorit, tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.