Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti u raportua nga dëshmitari që e gjeti viktimën pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore derisa rasti po hetohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është raportuar se në shtëpinë e tij nga dëshmitari është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës