Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e së hënës, më 28 korrik, rreth orës 22:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë të mërkurën, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, ekipi i zjarrfikësve – të cilët kanë hapur derën e banesës – si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.