Një person është gjetur sot pa shenja jete në Grykën e Rugovës, nën rrethana ende të pasqaruara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi ka konfirmuar për KosovaPress se policia u informua në lidhje me rastin rreth orës 14:10.
“Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë, rrugën Pejë - Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lum ku është Lumëbardhi, një person gjendet i shtrirë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe emergjenca. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit”, tha Gashi.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion Institutin e Mjekësisë Ligjore.