Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një granatahedhës me predhë në deponinë e mbeturinave në Gjilan

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Në deponinë e mbeturinave të Llashticë të Gjilanit është hasur një granatahedhës me predhë. 

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt, ndërkohë që po vazhdon hetimin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj. Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.