Një person në Rahovec ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë punimeve në një shtëpi ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim duke e shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Ankuesi ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi, ka has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja shpërthen mjetin që u gjet nga një banor në një fushë në Rahovec
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja
-
FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë