Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur të dielën në Liqenin e Batllavës.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se njësia e zhytësve të FSK-së ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar "Hetim mbi vdekjen".
“Liqeni i Batllavës / 19.07.2026 – 17:30. Njësia e zhytësve të FSK-së ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
-
Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
-
Një fëmijë shpëtohet pasi ra në Liqenin e Batllavës