Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Podujevë, Policia nis hetimet

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete në rrugën "Bedri Bajrami" në Podujevë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.