Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në një banesë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në një banesë në Fushë-Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar për KOHËN se kanë pranuar informatën rreth orës 20:00, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, në rrugën “Besa Besë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet policore bënë me dije se kanë nisur hetimin për rrethanat e rastit.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar  informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë  në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.