Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Koretishtë të Novobërdës.
Sipas Policisë për këtë ka njoftuar familja e tij.
“Me datën 12.11.2025 rreth orës 12:30, kemi pranuar informacion se në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës, nga familjarët në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1989. Njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti thuhet se janë duke u zhvilluar nga Njësia për hetime rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.