Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i varur trupi i dekompozuar i një qytetari në Zhur të Prizrenit

Mbi fshatin Zhur të Prizrenit, në malin Polevica, dyshohet se është gjetur trupi i dekompozuar i Behanir Gavazajt, që ishte raportuar i zhdukur nga shtatori i 2022-s.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se trupi i viktimës është gjetur i varur me litar në një lis nga një qytetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rastit iu kanë përgjigjur patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren, së bashku me hetuesit kujdestarë dhe aty shihet personi, mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka hasur trupin e pajetë rreth orës 10:30 dhe e ka raportuar në nënstacionin policor në Zhur. Pas ekzaminimit të provave në vendngjarje, dyshohet se trupi i pajetë i përket viktimës Behanir Gavazaj”, deklaroi ai.